servicesHeaderHotelRegina

Shërbimet Tona

Ngjitja në malet e mrekullueshme dhe kodrat, të gjithë llojet e sporteve në ujë, eskursione në Vlorë dhe fshatrat e zonës, ture në qendra historike dhe kulturore, darka në restorantet e zonës, shume aktivitete dhe pajisje për të shijuar detin, dhe si gjithmonë do të keni shërbim cilësor nga stafi ynë miqësor e i trainuar.

regina

Udhëtime me Regina Blu

Anija jonë Regina Blu bën ture çdo ditë në gjirin e Vlorës, Karaburun-Sazan-Zvërnec me restorant dhe bar në bord.

regina5

Guidë turistike shtatë ditore e organizuar nga hoteli.

Guidë turistike shtatë ditore e organizuar nga hoteli. Anija vihet në shërbimin tuaj për të gjithë gjirin e Vlorës. Klikoni linkun për më shumë informacion Klikoni këtu

zver

Manastiri i Zvërnecit

Det, pyje, diell dhe natyrë e pastër rreth jush. Në këtë tur ju mund të eksploroni manastirin e Zvërnecit dhe disa nga mrekullitë e paharrueshme natyrore rreth tij.

butrinti

Tur në Butrintin antik

Një qytet i shpallur "muze" në 1961, Butrinti është i mbrojtur nga UNESCO. Shumë legjenda jetojnë sot mbi mënyrën se si ai u krijua, ju mund të eksploroni dhe të jetoni momente emocionuese në qytetin antik. Ne mund të planifikojmë dhe organizojmë të gjithë turin për ju.

berati

Tur në Qytetin e Një Mijë e Një Dritareve

Histori, tranzicion dhe më shumë për të eksploruar në qytetin unik dhe të mrekullueshëm të Beratit i cili gjithashtu është futur në Listën Trashëgimi Botërore të UNESCO-s

Saranda

Tur në Sarandë

Një pamje mbresëlënëse e bregut tonë të mrekullueshëm të Sarandës. Ne jemi të specializuar në krijime, organizime dhe menaxhime të tureve të ndryshme rreth jugut të Shqipërisë. Jo vetëm që do ta adhuroni përvojën në hotel por gjithashtu dhe tokën shqiptare.

hotel fotos 2011 1038

Ndokush i uritur?

Klientët tanë kanë nevojë për një vend ku të shijojnë darkë të mirë përgjatë qëndrimit të tyre në Hotel Regina. Restoranti ynë specializohet në kuzhina të zonës me ushqim deti, si dhe menu ndërkombëtare për mëgjes (të përfshirë në dhomat tona), si dhe drekë e darkë. Ne jemi të bindur se ju do t'i shijoni të gjitha gatimet në Hotel Regina

meetings-conference987x282

Qendër takimesh dhe konferencash

Shumë kompani dhe grupe mbajnë takimet e tyre në hotele të mira në botë. Hotel Regina ofron këtë shërbim për klientët tanë. Sillni grupin tuaj në hotelin tonë dhe ne do t'ju japim gjithçka që ju duhet për takimin tuaj të suksesshëm dhe pasi biznesi të ketë mbaruar, një vend fantastik që të shijoni ju dhe grupin juaj.

foto aparati 355

Ture dhe ekskursione

Zona rreth Hotel Regina-s ju mundëson shumë vende për ngjitje dhe ture. Ngjitje aventurore me një guidë të ditur, ose një udhëtim me makinë për ekskursion në një vend me pamje, kulturor ose thjesht vende të mrekullueshme në zonën tonë, Hotel Regina mund t'ju ndihmojë të organizoni disa ose të gjitha këto aktivitete. Nëqoftëse doni një ekspeditë aventurore ose një udhëtim të rehatshëm për shikim qendrash, ne jemi gati t'u shërbejmë nevojave tuaja.